I prekur nga tumori në sy e kokë që rrezikon t’i marrë jetën, por sërish i buzëqeshur, për t’i dhënë një mesazh të ndjerë nënës e babait që prej muajsh derdhin lot për të.
Në studion e emisionit “Për Shqiptarët”, prindërit e Indritit 5 vjeçar treguan kalvarin e vuajtjeve me vogëlushin e tyre e sëmundjen që e ka kapluar.
Nëna e Indritit: Gjendja e Indritit nuk është e mirë, sa vjen e përkeqësohet. Sot shkuam për të bërë kimioterapinë. E kapën krizat, i binte murit me kokën. Ka shumë kriza, dhimbje koke, sa vjen e bëhet më keq. Indriti e kupton gjendjen në të cilën është. Kur është i qetë, më thotë mami mos u mërzit, se unë do të shërohem. Unë nuk do të kem më kaq shumë dhimbje… dhe më pas nuk është më ai, i fillojnë krizat, e bëhet i papërmbajtur prej dhimbjes. Ai kërkon vetëm qetësi.
Elvisi: Unë Fatmën e pashë duke qarë, sepse Besjana i kishte thënë një fjalë shumë të vështirë… nuk e di sesa kohë ka që fëmijët e mi janë ngopur me ushqim. Tjetra, më e vështira, është sëmundja e Indritit.
T’ju them të drejtën, është një rast i vështirë, por jo i pashpresë. Ne kemi folur me spitalin dhe ata na japin sinjale se ka shanse për t’u shëruar. Ne fëmijët shqiptarë i dërgojmë në një spital të quajtur ‘Bambino Gesu’, në spitalin e dytë më të mirë në europë, dhe kjo është një krenari për të gjithë sfatin tonë.
Marina Vjollca u tregoi prindërve të Endritit, se vogëlushi i tyre ka një mesazh për ta, një mesazh që i mbushi me lot Besjanën e Eltonin.
Indriti: Mami babi ju dua shumë. Mam, mos qaj për mua, se unë do të shërohem. Unë nuk do të të lë vetëm. Nuk do ta lëshoj dorën kurrë. Unë do të shërohem, mos u mërzisni për mua.