Babai u largua para kohe nga një sëmundje e rëndë që e mori brenda pak muajve. Nëna vijon betejën me tumorin në gji. Shpesh herë ushqimi mungon në tavolinë, ndërsa për t’i bërë ballë pamundësisë, Keisi 12 vjeçe me të motrën e vogël shtrihen për ta mundur me gjumë urinë.
Këto ishin kushtet në të cilat ndodhej familja Lalaj nga Vlora, kushte të cilat tanimë familja do t’i hedhë pas krahëve. Shqiptarët bamirës janë bërë bashkë për t’i ndryshuar jetën familjes me dy jetime, që u surprizuan kur morën lajmin se do të kenë një shtëpi të tyren dhe një pension mujor.