Maratonë 260 km nga Kosova drejt Shqipërisë për Ditën e Flamurit

Një atlet nga Kosova i quajtur Erzen Zyberaj ka nisur një maratonë prej 260 kilometrash ditën e djeshme, për të mbërritur nga Prishtina drejt Tiranës për Ditën e Flamurit.

Tanimë Zyberaj ndodhet në kilometrin e 242-të, duke sfiduar shiun dhe të ftohtin, për të mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë me flamurin kombëtar.