‘Maraya’, ndërtesa me pasqyra që “zhduket” në shkretëtirën e Arabisë Saudite

Me një total prej 9,740 panelesh që mbulojnë të gjithë objektin, “Maraya” në Arabinë Saudite është ndërtesa më e madhe e mbuluar me pasqyra në botë.

Emri i ndërtesës do të thotë “pasqyrë” ose “reflektues” në arabisht, ndërsa godina shërben si një sallë koncertesh me 500 vende, qendër komunitare dhe apësirë eventesh ku janë pritur disa nga artistët me famë botërore si Andrea Bocelli, Enrique Iglesias, John Legend etj.

Në disa periudha të ditës e për shkak të reflektimit, duket sikur e gjithë godina “zhduket” nën avujt e të nxehtin e shkretëtirës.

“Ne me të vërtetë besojmë se nëse një ndërtesë nuk mund të konkurrojë me peizazhin, ajo duhet ta përmirësojë atë,” thotë Florian Boje, arkitekti i Maraya, i cili dha një intervistë për CNN.

Ai shton më tej:“Ne patëm fatin të vizitonim vendin dhe u prekëm thellësisht nga peizazhi natyror dhe kulturor, kështu që kur paraqitëm dizajnin tonë, gjëja e parë që shkruam ishte ‘Asgjë e dukshme nuk duhet të ndërtohet këtu, kështu që duhet të jetë një kub pasqyre e heshtur.”

Burimi: CNN/ Përshtati me disa shkurtime: FCH.al