“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë… ia morën të dyja” Mesazhi i nënës së 14 vjeçarit të ndjerë

Këtë të enjte qytetarë të shumtë kanë zhvilluar një marsim nga shkolla 9 vjeçare Fan Noli në drejtim të Ministrisë së Arsimit, në shenjtë proteste e reagimi për vrasjen tragjike të 14 vjeçarit të mitur, Martin Cani.

Gjatë protestës, një mesazh e ka përcjellë dhe nëna e të ndjerit, e cila ndër të tjera ka dhënë këtë mesazh.

“Nuk mendoj se ka fjalë që e përshkuan këtë dhimbje që na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj gjithë popullin shqiptar anembanë dhe FSHF për praninë dhe mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit. Ju falenderoj nga zemra.

Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj nga thellësia e shpirtit që askush të mos sprovohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”