“Martuar” prej 10 muajsh me 14 vjeçaren, arrestohet 33 vjeçari në Divjakë, prindërit: Ne e dinim 17

Një 34 vjeçar nga Divjaka ka përfunduar në prangat e policisë nën akuzën se ka kryer marëdhënie seksuale me një 14 vjeçare. Denoncimi ka ardhur nga prindërit e vajzës, të cilët kanë bërë kallëzimin në polici.

Por nga sa rezulton deri më tani, 34 vjeçari i quajtur Aranit Arapi është martuar me 14 vjeçaren, verën e vitit të kaluar… një ‘martesë’ për të cilën prindërit e vajzës nuk kanë qenë dakord. Vajza 14 vjeçe nga Roskoveci I Fierit kishte 10 muaj që qëndronte në shtëpinë e 34 vjeçarit dhe prindërve të tij.

Sipas prindërve të të arrestuarit, vajza kishte ardhur  më 15 mars, duke lënë klasën e 7-të dhe më 27 gusht është bërë dasma nga familja e djalit.Prindërit e të arrestuarit kanë shtuar më tutje se ata e dinin se vajza ishte 17 vjeçe dhe jo 14 vjeç.

“Ajo i tha që ishte 17 vjeçe. Unë e kam marrë në Gusht vesh që ajo ishte 14”, tha babi i të arrestuarit.

“Moshën e vërtetë nuk e dinim. Djalit i kishin thënë 17. Ta dija që është 13 e kisha ashtu tha…”, u shpreh nëna e të arrestuarit.

Pas arrestimit të 34 vjeçarit, nusja 14 vjeçe është larguar nga banesa e ‘të shoqit’ dhe po asistohet nga punonjësit social dhe një psikologe. Gjatë arrestimit të djalit, prezentë kanë qenë dhe prindërit e vajzës.

“Kemi nga 15 Marsi i 2023. Dasmën e kam bërë në Gusht. M’u krijua mundësia thashë t’i gëzoja. Pyeta prindërit e saj, ai tha nuk ke punë me vajzën time ta marrësh nuse. Presioni i parë. Unë po bëj gëzim në shtëpi time. Në atë kohë i bëjnë presion nuses, goca sëmuret, në spital në Divjakë 4 ditë rresht në agoni. Ata në polici. Vjen policia merr çunin. Nusja ka qëndruar me dëshirë. I thamë që në fillim kur vajtëm. Ajo tha do vij me ju. Kam bërë deklaratë në polici tha nuk ndahemi. O mik, dakord. Dakord tha. Do bëhemi miq? Do bëhemi. Trashëgohen jetë të lumtur. Vajza ishte në klasë të 7, e la shkollën”, tha Agim Arapi, babai i të arrestuarit.

 “Kërkoj drejtësinë time pse të më hyjnë kështu te shtëpia dhe pse të m’i bëjnë djalit kështu. Djali me zor nuk e mori. Atë i thashë dhe dje atij. Djali nuk e mori me zor. Çfarë qe kjo kështu?”, tha nëna e të arrestuarit, Bukurie Arapi.