Një nxënës në shkollën “Gjergj Kastrioti” në Mat është plagosur me thikë nga një moshatar i tij. Ngjarja ka ndodhur në ambientet sportive të gjimnazit, ndërsa motivet ende mbeten të paqarta. Policia thotë se e ka arrestuar të adoleshentin që ka goditur me thikë shokun e shkollës, ndërsa i plagosuri është nisur me urgjencë në spital.
“Sot, rreth orës 10.30, në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D.L., 18 vjeç, ka goditur me mjet prerës një 17-vjeçar, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Gjatë veprimeve të para hetimore lidhur me këtë ngjarje, rezulton se 2 shtetasit e përfshirë në konflikt nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes”, njoftoi policia.