Mbesa 7 vjeçe me leuçemi, lot e dëshpërim nga gjyshja: Kam 10 ditë që flej nëpër lulishtet e spitalit

“Djali më thotë ‘mami, vajza është sëmurë, ka sëmundje të keqe’. Zura të qaja me gjithë burrin… ç’na gjeti i thash o burrë, na mori lumi.”

Këto janë fjalët prekëse të një gruaje në moshë, që sot përballet me një dhimbje therëse… mbesa e saj e vogël, veçse 7 vjeçe, është e prekur nga leuçemia akute.

E ftuar në emisionin “Për Shqiptarët”, e moshuara rrëfeu me zërin që i dridhet se prej 10 ditësh fle së bashku me të birin nëpër lulishtet e spitalit, për t’i qëndruar sa më pranë mbesës.

Gjyshja: Ju falenderoj shumë. Mua m’u sëmur mbesa….djali më tha në telefon se mbesa do të vinte në Tiranë. Kur kanë ardhur në Tiranë… djali më thotë ‘mami, vajza është sëmurë, ka sëmundje të keqe’. Zura të qaja me gjithë burrin… ç’na gjeti i thash o burrë, na mori lumi. Unë u lutem shqiptarëve, të na ndihmojnë, të ndihmojnë mbesën time 7 vjeçe. Jam shumë e emocionuar. Unë ka 10 ditë që po fle nëpër lulishte për vajzën time të vogël. Më thotë mbesa kur do të ikim nga këtu. Unë i them se nuk iki në shtëpi pa ty…