Mbi 95% e kutive të numëruara në Turqi, Presidenti Erdogan udhëheq me mbi 52% të votave

Pak orë pasi orari zyrtar i votimit përfundoi, numërimi i votave në Turqi është drejt fundit dhe fitimtar duket të jetë deri më tani Presidenti Erdogan.

Sipas TRT-së, janë hapur mbi 95% të kutive të votimit.

Presidenti Erdogan udhëheq me 52.34 % ose mbi 26 milionë vota.

Lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu ka marrë 47.66% ose afro 24 milionë vota.