Mblidhen fondet për kurimin e Amarildos, 16 vjeçarit të prekur nga leuçemia

Mes emocioneve të forta dhe lotëve, Elvis Naçi iu drejtua Amarildos duke i zgjatur dorën në studion e emisionit për “Shqiptarët”.

Bashkë me të dhe Aureli, një djalë që dikur po si Amarildo ishte i prekur nga leuçemia dhe mundi të shpëtojë falë bamirësisë së shqiptarëve. Elvisi bëri bashkë dy djemtë, për të dhënë një mesazh që Amarildo, prindërit e të afërmit dhe e të gjithë ata shqiptarë që derdhën lot për 16 vjeçarin… prisnin. Paratë për kurimin jashtë shtetit të Amarildos, janë arritur brenda 24 orëve.

“Fjalë nuk kam shumë për t’ju thënë, por të dyve ju dua shumë. Mesazhi që erdhi Aureli, Amarildo, është se ti do të shërohesh, njëlloj si Aureli. Ju të dy duhet t’i bashkoni duart dhe t’i afroni këtu. Amarildo, paratë për kurimin tëndë janë mbledhur dhe ti do të kesh mundësi të shërohesh.”-tha Elvisi.