Me barkun bosh e sytë me lot, dy jetimët kujtojnë babain e ndjerë dhe luten për ndihmë

“Gjithë njerëzit më thonë sa i ngjan babit… e kujtoj shumë herë. Edhe në shkollë qaj me veten.”

Kështu thotë ky jetim nga Cërriku i Shqipërisë. E mbulojnë lotët, sepse prej kësaj bote iku i ati, figura që ai shihte me admirim.

“Shumë më ka marrë malli për babin. Ai më thoshte princeshë mua…”

Kështu thotë jetimja për babain e ndjerë. Motër e vëlla kanë jetojnë në kushte të skëterrshme, pa një shtëpi të tyren dhe në shumicën e kohës së uritur. Ëndrra e tyre e vetme, të kenë diçka për të ngrënë, të kenë një krevat ku të flenë.

“Dua t’i jap mamit e familjes sime bukën. Kam vajtur për të punuar, por nuk më lënë të punoj, më thonë je shumë i vogël. Ne nuk kemi çfarë të hamë. Jemi pa shtëpi e katandi. Dua të kem një krevat dykatësh. Lart të flinte motra, poshtë të flija unë. “-thotë jetimi, Hamiti.