Me biletë në dorë… Ekuipazhi i tragetit në Greqi hedh në det 36-vjeçarin… i riu ndërron jetë

Një video e filmuar nga një kamera amatore ka tronditur mbarë opinionin publik në Greqinë fqinje, teksa një 36 vjeçar që tentonte të ngjitej në një traget në portin e Pireut, është shtyrë nga ekuipazhi dhe ka përfunduar në ujë, duke gjetur kësisoj vdekjen.

Media greke shkruan se 36 vjeçari i ndjerë është identifikuar si Antonis Karyotis. I riu kishte një biletë për në traget dhe shihet në të tjera pamje të fiksuara nga kamerat e sigurisë, duke nxituar që të hyjë në traget. Në portën hyrëse, ai përballet me dy prej pjesëtarëve të ekuipazhit të anijes. I pajisur me biletë dhe në orvatje për të hyrë në traget, i riu nuk lejohet të kalojë nga njëri prej pjesëtarëve të ekuipazhit. Madje ky i fundit e shtyn të riun teksa ura mes portit e tragetit po mbyllej. 36 vjeçari bie në ujin e trazuar nga dallgët dhe aty gjen vdekjen.

Kapiteni i anijes dhe anëtarët e ekuipazhit do të përballen me drejtësinë tashmë nën akuza të rënda penale. Media greke shkruan se këtë të mërkurë pritet kryerja e autopsisë mbi trupin e të ndjerit.

Sipas Ministrit të Transportit, 36 vjeçari kishte qenë në bordin e tradetit, por për arsye që ende nuk dihen, në një moment kishte vendosur të zbriste nga anija. Kur ai tentoi të rikthehej pak para nisjes së tragetit, u ndalua nga ekuipazhi.

“Kjo është një vrasje, ata e vranë tim vëlla”-tha vëllai i 36 vjeçarit në një prononcim për Protothema-n.

“Jam i shokuar, nuk e kuptoj ende se çfarë i ndodhi tim vëllai. Aktualisht ndodhem në spital pasi është shtruar vëllai im tjetër. Ai sapo mori veshk për ngjarjen përfundoi në spital. Videon e kam parë disa herë dhe për mua është një vrasje. Ata e vranë, është e paimagjinueshm.”-përfundoi vëllai i viktimës.

“Antonis ishte punëtor ditor. Shkonte ku kishte punë, nuk thoshte kurrë jo. Pak vite më parë ai humbi babanë ndërsa vetëm së fundmi edhe nëna e tij ndërroi jetë. Ikja e nënës i theu zemrën. Ai, vëllezërit e motrat e tij mundoheshin për një jetë më të mirë. E kemi ndihmuar mesa kemi patur mundësi, sepse ai ishte një djalë i shkëlqyer. Ai nuk e meritonte këtë fund”-tha një mik i të ndjerit.

Burimi: Protothema/ Përshtati me disa shkurtime: FCH.al