“Më çoni të shoh vajzën gjallë” E bija në intubim, nëna: Prej 1 muaji jetoj në korridoret e stolat e spitalit

“Jetojmë në Shkodër, por që 1 muaj jemi duke jetuar në spital… në korridorin e spitalit e në stolat jashtë. Aty tek dera e reanimacionit, duke pritur lajme. A thua mos ndoshta ndodh më e keqja, se vajza s’mundi ta përballojë dot më.”

Ky është përshkrimi i shkurtër, i muajit më të gjatë të jetës së Kledianës. Nëna nga Shkodra jeton prej një muaji në korridoret e spitalit, frikësohet sa herë dëgjon derën e reanimacionit dhe shkrehet në lot e dëshpërim sa herë hyn aty brenda… sa herë shikon të bijën që merr frymë përmes një tubi në inkubatorin e xhamit.

Solei vogël, vajza e këtyre dy prindërve të rinj, është në rrezik për jetën. Klediana e kujton me lot momentin kur erdhi në jetë e bija. S’mundi dot ta marrë në krahë, as ta shohë. Solei u nis me urgjencë drejt Tiranës, ndërsa Klediana iu lut Zotit vetëm për një gjë…

“Kur më thanë, ishte e tmerrshme. E nisën me ambulancë. U thashë ‘dua një njeri, të më çojë në Tiranë. Nuk dua asgjë tjetër, dua vetëm ta shoh, të paktën njëherë gjallë. Ndoshta do jetë hera e fundit, por të paktën ta shoh vetëm njëherë gjallë.’”-thotë mes lotëve nëna.

Donate Button