Më pak se 24 orë pas thirrjes së saj për ndihmë, kjo nënë e pa të bijën e sëmurë të niset për kurim të specializuar drejt Italisë fqinje.
Siera vogël, e cila lindi me një sëmundje të rrallë në mushkëri, tanimë ka udhëtuar drejt Italisë, ndërsa një dritë shprese ka mbushur kraharorin e nënës së saj, Anduenës.