“Frika ime më e madhe… mund të verbohen, mund të humbasin fare shikimin. Është diçka shumë e tmerrshme (qan) nuk e imagjinoj dot, dy fëmijët e mi të kalojnë jetët e tyre pa dritën e syve.”



Kjo është frika që i ka pushtuar zemrën Denisës, nënës së Seiti e Eldisës së vogël. Dy fëmijët e saj 5 e 3 vjeç mundet të shohin veçse hije… zotërojnë një përqindje fare të vogël shikimi. Seiti shikon veçse 5%, ndërsa vogëlushja gjysmën e tij, 2.5%.
Denisës i dhemb shpirti kur dëgjon fëmijët e saj ta thërrasin, mami ku je, mami nuk të arrij dot. Denisa dridhet kur thotë se i frikësohet shumë momenteve kur fëmijët lëvizin a vrapojnë pa u mbajtur në dorën e saj.
“Më thërrasin, mami ku je… mami ku je, nuk të arrij dot. Vrapojnë fëmijët e mua më zë frika, se mos rrëzohen e vriten (qan).
Trajtimi tyre duhet të kryhet jashtë shtetit. Operacionet e tyre janë të kushtueshme, ne nuk i përballojmë dot. Ju lutem ndihmomëni, që t’i kem këta fëmijë me një shikim të shëndetshëm.”-tregon nëna e dy vogëlushëve.


