“Më helmoi vajzën” Greqi: Babai i merr jetën kunatit, pasi e bija i rrëfen se dhunohej prej vitesh nga ai

Një 50 vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarrin kunatin e tij 33 vjeçar në Volos, i identifikuar nga media greke si Erjon Pelivani. 50 vjeçari i mori jetën vëllait të të shoqes, pas rrëfimit të vajzës së tij 18 vjeçare, e cila i tregoi se vëllai i njerkës e kishte përdhunuar qëkur ajo ishte veçse 9 vjeçe. Me t’u përballur me këtë rrëfim, 50 vjeçari i ka thënë të bijës se “do të kujdesej ai” për çështjen.

50 vjecari Fatmir Tarellari, autori krimit

Siç raporton media vendase, burri ka marrë në telefon bashkëshorten, duke i kërkuar që të vinte me të vëllanë pasi kishte disa probleme teknike me makinën në rrugë (foto mëposhtme).

vendi krimit

Me të ardhur atje, 50 vjeçari është përballur me 33 vjeçarin. Pas debatit verbal, 50 vjeçari ka nxjerrë çiften, armë që e kishte me leje dhe e kishte marrë për të vrarë të riun. Fillimisht ai e ka goditur me qytën e pushkës 33 vjeçarin e mandej e ka qëlluar për vdekje në fytyrë e kraharor.

50 vjeçari e ka telefonuar policinë vetë, duke njoftuar për vrasjen dhe se priste të dorëzohej para policisë. Kur autoritetet e kanë prangosur, ai ka thënë se “vrava njeriun që helmoi vajzën time”

Media greke po ashtu ka sjellë detaje në lidhje me atë që pretendon vajza e autorit të krimit. Sipas asaj që raportojnë mediat në Greqi, 18 vjeçarja i ka treguar të atit se në moshën 9 vjeçare ajo është përdhunuar, ndërsa në moshën 12 vjeçare është filmuar e fotografuar po nga daja. Me të filluar punën vite më vonë, 33 vjeçari i ka kërkuar mbesës që t’i japë paratë që fitonte, pasi në të kundërt do t’i publikonte fotot e videot.

Erjon Pelivani, viktima 33 vjecare

Autori 50 vjeçar i identifikuar si Fatmir Tarellari , është baba i 3 fëmijëve nga martesa e parë me të shoqen e ndjerë e cila kishte humbur jetën në aksident. Mandej ai ishte martuar sërish duke u bërë sërish baba edhe i një fëmije.