Më i vogli ishte 16 vjeçar… kush ishin 5 shqiptarët që ndërruan jetë në aksidentin tragjik në Greqi

Një aksident tragjik me 5 viktima ndodhi ditën e djeshme në Edessa të Greqisë, atje ku një makinë me 5 shqiptarë në bord, u përplas me një kamion. Sipas medias greke, dy prej 5 shqiptarëve që ndodheshin në makinë ishin një 19 vjeçar si dhe një 16 vjeçar, ndërsa tre të tjerët në moshat 47, 50 e 55 vjeç.

Po sipas medias, bëhet fjalë konkretisht:  për shoferin, Besim Muçaj 55 vjeç, Ilir Daci 50-vjeç, Ergin Peposhi 19 vjeç, A. P 16-vjeç dhe Gazment Brahaj 47-vjeç.

“Protothema” shkruan se 5 shqiptarët e ndjerë ishin punëtorë në një fermë dhe po ktheheshin nga puna. Për arsye që ende mbeten të paqarta, makina e tyre u përplas ballazi me një kamion.

Aksidenti ishte aq i fuqishëm saqë vetëm pjesa e bagazhit të veturës ku udhëtonin shqiptarët, ka mbetur e padëmtuar.