“Më kishte sulmuar e kërcënuar me vdekje” Flet pas vetëdorëzimit shqiptari i cili mori jetën patriotit në Selanik

“Nuk kisha motiv për të kryer vrasje… kohët e fundit prej viktimës kam marrë kërcënime serioze me vdekje. Dy herë të tjera më ka sulmuar, njëlloj edhe në pikën e karburantit më sulmoi”

Këto janë fjalët e para të 45 vjeçarit shqiptar, i dyshuari kryersor për vrasjen e një tjetër shtetasi shqiptar… krim i cili ndodhi ditën e djeshme në Selanik të Greqisë.

Pas pak vetëdorëzimit në polici, i dyshuari kryesor i ngjarjes tregoi para oficerëve se ku e kishte lënë makinën dhe armën me të cilën kishte qëlluar bashkëatdhetarin e tij.

Siç raporton ‘Protothema’, 45 vjeçari u paraqit rreth orës 16:30 në polici, i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës. Sipas raportimeve, thekson “Protothema”, 45 vjeçari kishte disa hematoma e të nxira në pjesën e kokës e ballit, lëndime që besohet se kanë ardhur në momentin kur viktima e qëllon me një zinxhir.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në një pikë karburanti në Selanik. Një filmim i kamerave të sigurisë u publikua në media, ku dallohej sesi viktima në një moment qëllon autorin me një zinxhir. Mandej autori qëllon me armë dhe 51 vjeçari shqiptar shembet në tokë.