Me kosore e sëpata në duar, sherri mes dy familjeve në Pukë që përfundoi me plagosjen e 3 personave

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në fshatin  Gjegjan në Pukë, atje ku dy familje janë konfliktuar me mjete të ftohta për një çështje pronësie. Situata ka dalë jashtë kontrollit kur anëtarët e familjeve Marku e Zefi janë përplasur mes tyre, duke përdorur edhe kosore e sëpata.

Si pasojë e sherrit, tre persona kanë mbetur të lënduar, dy pjesëtarë të familjes Zefi e një pjesëtar i familjes Marku

Së fundmi kanë dalë disa pamje teksa anëtarët e familjeve përplasen mes tyre, ndërsa shihet sesi në duar mbajnë armët e ftohta.

Mëngjesin e kësaj të marte, ka patur sërish incidente mes familjeve. Policia ndërkohë ka shoqëruar në polici dy prej djemve të dy familjeve.