“Më mëso o i Dërguari i Zotit, për çfarë të lutem?” Podcast me Elvis Naçin

Jetojmë në kohë të vështira… e mbase sot, më shumë se kurrë, besimi dhe islami, janë rruga për të cilat ka nevojë shpirti.

Në serinë e radhës në Podcast, Elvisi rrëfen për disa histori interesante, duke nisur me një person që e pyeti Pejgamberin Muhamed, t’i mësonte se për çfarë duhej t’i lutej të madhit Zot.

Më pas shkojmë tek historia e disa njerëzve të shquar, mes tyre e Omerit r.a dhe sesi ai që kishte qenë kundër fesë së Zotit, u bë një prej muslimanëve më të devotshëm.

Elvisi: Shkoi një person tek Pejgamberi ynë alejhi selam dhe i tha… “Më mëso o i Dërguari i Allahut, për çfarë të lutem”

Pejgamberi i tha: “Lutju i Allahut për shëndetin tënd, kërkoji shëndetin”

Tre herë ia ka kthyer të njëjtën pyetje, tre herë ka marrë të njëjtën përgjigje.

Unë do t’i sugjeroja vëllezërve e motrave, një lutje të Pejgamberit tonë alejhi selam, i cili thotë “Kush e thotë këtë (kërkim- falje), do t’i falen gjynafet, qofshin edhe sa shkuma e detit ato”

 Kush thotë…”ESTAGFIRULLAHEL-’ADHIM EL-LEDHI LA ILAHE IL-LA HUVE, EL-HAJJUL-KAJJUMU UE ETUBU ILEJHI”

 “I kërkoj falje Allahut të Madhërishëm, i cili është Një dhe Një i Vetëm, Ai është i Gjalli dhe i Përjetshmi, tek Ai pendohem.”

Zakonisht duket sikur janë pjesë të shkpëtura nga Kur’ani… ajo që doja të të pyesja, fuqia e Kur’anit si ndikon tek zemrat e njerëzve

Elvisi: Pejgamberi alejhi selam nuk ka dalë asnjëherë nga Kur’ani. Ai ka jetuar me Kur’anin, ose thënë më troç, Pejgamberin alejhi selam Kur’anin e bëri ai që ishte. Pa të ai ishte një rob i thjeshtë i Mekës, shokët e tij, u bënë të tillë prej Kur’anit. Pejgamberi e ka dashur Kur’anin shumë.

Ka një moment, kur i ka thënë Ebu Bekr-i… “Je thinjur pak, “ja resulallah”. Deri në fund të jetës së vet, 20 thinja i ka patur, ishte 63 vjeç.

Çfarë i tha Ebu Bekrit? “Më ka thinjur surja Hud dhe motrat e saj”-iu përgjigj Muhamedi alejhi selam.

Sot, po të pyesësh njerëzish, mund ta ketë dhe gjenetike, por po e kap në aspektin kur thinjesh nga stresi. Do të të thotë më kanë thinjur lekët, jo po bixhozi, se kam bërë gabime, etj.

Pejgamberi ynë alejhi selam, thoshte “më ka thirrur surja hud dhe motrat e saj”… ajete dhe sure që flasin për Ditën e Kijametit.

Njëherë i ka thënë shokut të tij, Abdullah ibn Masud-it… “Kush do të dëgjojë Kur’anin siç ma ka zbritur Xhebrail Emini, ta dëgjojë Abdullah ibn Masud-in”.

Një ditë ishin bashkë dhe Profeti i thotë… “Më lexo pak Kur’an” Po flas në periudhën e Medinës, që Kur’an kishte zbritur shumë.

“O i Dërguari i Zotit, mua po më kërkon? Ty të ka zbritur Kur’ani… Pash Zotin”

Pejgamberi i thotë… “Kam dëshirë ta dëgjoj prej dikujt tjetër” Ai filloi disa ajete të sures Nisa, nga suret më të vështira për të mësuar dhe e mbylli me ajetin… “Si do të bëhet kur, për çdo popull Ne do të sjellim dëshmitarë, ndërsa ty (O Muhamed) do të të sjellim dëshmitar për të gjithë ata?”

-Është interesante të shohësh edhe njerëz që nuk kanë lidhje me islamin, por menjëherë kur dëgjojnë Kur’anin heshtin, kthehet si pak enigmatike. I pyet çfarë ndjeve dhe të thonë diçka e mrekullueshme…

Elvisi: Është fjala e Zotit të Gjithësisë. Në kohën e Pejgamberit alejhi selam, njerëzit janë mahnitur me Kur’anin. Biles, më kujohet një si eksperiment social të bërë, njerëzit e dëgjonin dhe qanin, pa i kuptuar asnjë fjalë.

Quhej njëri Xhubejr, fanatik kundra islamit. Por, familje e mirë. Nga idhujtarët e Mekës. Babai i tij mbahej si babai i jetimëve, dhe Pejgamberi kishte shumë respekt ndaj tij. Xhubejr-in, e kapi koha islame. Aq kundërshtar ishte bërë nga manipulimi i situatës… sepse këtë duhet ta themi, Jo çdo njeri që është armik i islamit, është sepse është i keq në pafundësi. Ka shumë manipulim, ka dëgjuar për të këqija, ka parë pseudomuslimanë që bëjnë shumë gabime. Ne duhet ta kemi vath në vesh këtë, ne nuk duhet të jemi paragjykues dhe ne, nuk jemi Zoti. Ne do të bëjmë thirrjen islame me butësi, mençuri, dashuri… Zoti i Gjithësisë do t’i gjykojë njerëzit e Tij.

Xhubejr-i jo vetëm që nuk po bëhej musliman, por merr pjesë në luftën e Bedrit, kundra muslimanëve. Kapet rob. Pejgamberi, nga babai i tij, ruante respekt. I shkonte dhe e pyeste… “A do të bëhesh musliman?”

Jo i thoshte ai, një herë, dy herë, tre herë. Ditën e tretë, hyn Pejgamberi Alejhi Selam për të falur namazin e akshamit. Këndon suren Tur… imagjinoni, se çfarë spektakli. Ai (Xhubejr) duke dëgjuar. Derisa arriti në ajetin që i shërbente atij.

“A u krijuan njerëzit nga asgjëja apo e kanë krijuar veten e tyre? A mos i krijuan qiejt dhe tokën? Argumentet janë por njerëzit nuk duan të binden”

Xhubejr thuhet se, e njihte arabishten shumë mirë. Thotë “Kur e kam dëgjuar, fillova të mendoj… kur kam dëgjuar nuk e kam ditur, që Kur’ani ka patur kaq forcë, zgjuari e shpirt. Mezi më ka qëndruar zemra në kraharor kur i kam dëgjuar ajetet”

Pejgamberi alejhi selam e pyet sërish… “A do të bëhesh musliman?”

Ai i përgjigjet… Jo!

Pejgamberi thotë… “Lirojeni”

Pse? Sepse Pejgamberi e kishte kuptuar, i kishte parë shenjat e besimit. Personi në fjalë, u lirua. Doli në periferi të Medinës, ka marrë abdes dhe është kthyer sërish në xhami. Ka thënë: “Dëshmoj që Zoti është Një dhe Një i Vetëm dhe ti je Pejgamberi i Tij”

Pejgamberi është gëzuar dhe e ka pyetur… “Po pse ndodhi kjo tani?”

I është përgjigjur… “Po ta kisha pranuar kur isha i lidhur, do të thonin e pranoi islamin se kishte frikë dhe donte ta lironte Muhamedi. Po kur dëgjova ajetet, desh më doli zemra nga kraharori”

Xhubejr-i ishte armik, por nuk dinte… ai u bë nga njerëzit më të dashur të Pejgamberit alejhi selam.

-Të mbetemi tek Kur’ani. Çdo popull ka pas figurat e tyre të forta. Po Omeri si ka reaguar me Kur’anin?

Elvisi: Erdhi dita që Omeri tha… “Kjo puna e Muhamedit është ekzagjeruar shumë, do shkoj ta vras”

Një musliman i del përpara në rrugë. Ai ishte bërë musliman, por Omeri nuk e dinte. “Ku po shkon Omer?”

-“Do të shkoj të vras Muhamedin…”, i thotë Omeri.

Muslimani i përgjigjet: “O Omer, përpara se të shkosh atje, vrit motrën tënde. Është bërë muslimane”

Omeri niset për tek shtëpia e motrës. Një nga sahabët (Hebabi r.a.) ishte duke i mësuar Kur’anin motrës së Omerit. Omeri mbërriti dhe dëgjoi recitimin. Nisi të godasë me forcë derën.

Derën e hapi e motra. Omeri kërkon shpjegime. Zoti i Madh i jep forcë motrës së Omerit, teksa ky i fundit godet të motrën dhe bashkëshortin e tij. Motrës i del gjak në fytyrë… Omeri qetësohet. Ulet dhe i pyet, çfarë po lexonit. Omeri ishte i dijshëm, dinte shkrim e këndim. Me jepni të lexoj i thotë Omeri të motrës, ndërsa ajo i thotë, duhet të pastrohesh.

Omeri nis të lexojë, aty flitej pikërisht për mashtrimin që i kishin bërë islamit dhe muslimanëve, kishin thënë që islami është fe e rëndë ndërsa ne kemi fe të mirë, gjithë këto zotëra që i besojmë.

Ishte surja Taha, ku thuhej pikërisht…

“Nuk ta zbrita ty (O Muhamed) Kur’anin si ngarkesë, përveçse si këshillim për ata që dua të këshillohen, këshillim për ata që i frikësohen Zotit”

“(kjo është) Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.”

“(E Ai është) Mëshiruesi që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.” 

“E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet midis tyre, edhe ç’ka nën dhe.”

“Ai është All-llahu, nuk ka zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.”

Omerit iu mbushën sytë me lot. I thotë motrës së vet… “A nga këto largohen paria e Mekës? Nga këto fjalë?”

Ai pyet menjëherë… “Ku është Muhamedi?”

Pak para se të ikë, sahabi që kishte ardhur për t’u mësuar ajetet, ai ishte fshehur dhe i del përpara. I thotë… “Gëzohu Omer, se ti je një nga ata që ka dash Zoti i Gjithësisë… ti nuk e di, por Profeti është lutur për ty”.

Omeri shkon dhe troket, sahabët u trembën. Vetëm Hamza del dhe thotë… “Nëse ka ardhur me të mirë, e mirëpresim, nëse ka ardhur me të keq, i tregojmë vendin”.

Hapet dera. Pejgamberi i ka dalë përpara dhe e ka pyetur… “A ka ardhur koha Omer, të bëhesh musliman?”

Omeri ka thënë… ““Esh’hedu en la ilahe il-lall-llah ve esh’hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu” (Shehadetin)

-Ajo që më bën përshtypje. Si rasti i Hamzës, si rasti i Omerit. Ne kemi njerëz në jetën tonë të përditshme që realisht shfaqen si kokëfortë dhe koha ka treguar që sa herë jemi sjellë butë, sa herë i kemi dhënë mundësi apo i kemi prezantuar islamin si duhet… të ndaj një eksperiencë me një mik të dikurshëm.

-Më thotë O Ilir, kam qejf për të ardhur për në xhuma, por ai ka qenë shumë i alkolizuar. Unë vetë isha në fillimet e mia, të fesë. I thashë, alkoolin tëta bëj hallall, nuk e bëj dot. Por i thashë, atë ditë të xhuma, të mos pish dhe të falesh.

Më thotë e haj shumë mishin e derrit. Mendova se po tallet fillimisht. I jap po të njëjtën logjikë. Por të betohem për Allah, pas një viti e kam parë në xhaminë e Et’hem Beut, tek qendra. Kishte filluar 5 vaktet. Sebep ishte bërë ajo butësi.

Elvisi: Dhe të dish një gjë, për çdo falje apo vepër të mirë, ti merr shpërblime. Neve na takon, si Pejgamberi alejhi selam, të jemi të butë.