Kësaj here jemi në shtëpinë e një familje në nevojë, që në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit gëzohet përmes veprës bamirëse.
Vajzat e konviktit ‘Firdeus’ dhe Fatma Naçi takojnë një nënë me të ëmën e moshuar dhe djalin e saj të vogël.
Fatma: Ne ju falenderojmë që na pritët, është kënaqësi që takojmë një familje të mirë.
Nëna: Jam munduar t’i jap shpresë djalit… (përlotet) Ma ndihmën tuaj ia kemi dalë, ma keni mbushur shtëpinë me ushqime.
Fatma: Ne kemi ardhur për një surprizë të vogël, për të lumturuar Bleron.
Djali, Blero: Unë kam dëshirë të bëhem futbollist.
Fatma: A ke patur ndonjëherë top apo këpucë futbolli?
Blero: Jo. Ndihem ngushtë, t’i kërkoj mamit kështu gjërash
Fatma: Këto dhurata i kemi sjellë ne në këtë muaj Ramazani.
Blero: Faleminderit shumë
E veç dhuratave dhe një kursi për futboll për Bleron e vogël, Fatma i dorëzon një letër nënës, ndërsa ajo mbushet në lot kur lexon mesazhin.
Fatma: Kemi dhe një surprizë tjetër për ty, lexoje këtë letër.
Nëna: Qeraja e shtëpisë e paguar për një vit…Zoti ju bekoftë, faleminderit.
Por surprizat nuk përfundojnë me kaq për këtë familje të sprovuar.
Ndiqeni këtu klipin