Më në fund lot gëzimi për këtë baba, shqiptarët i mundësuan kurimin për vajzën 7 vjeçe

Në një moment plot emocione në studion e “Për Shqiptarët” në Top Channel, Hazisi, babai i Amelias 7 vjeçe, derdhi për herë të parë pas 7 muajsh lot gëzimi për të bijën.

Lajmin e bukur Hazisi e mësoi në studio, ndërsa më pas gëzimit iu bashkua dhe bashkëshortja e tij e cila qëndron në spital me Amelian e vogël.

“Po të japim lajmin drejtpërdrejt, që bamirësit shqiptarë i kanë mbledhur 95 mijë dollarë për të shëruar Amelian”-i tha Elvisi drejtpërdrejt nënës së vogëlushes, Florinës.