Disa orë pasi në Tiranë ndërruan jetë tre të rinj në të 20-tat… sërish aksidentet rrugore vijojnë të jenë një përditshmëri e hidhur në Shqipërinë tonë të vogël.
Këtë të premte në Durrës, fare pranë spitalit të qytetit, një betoniere ka shypur një burrë që udhëtonte me biçikletë. Qytetari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Aro 1 orë më vonë në Kavajë, një tjetër aksident… dhe sërish një jetë e humbur. Një makinë Volkswagen Golf që drejtohej nga një grua, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal. Është dashur ndërhyrja me një vinç për të nxjerrë mjetin e aksidentuar.
“Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.”-njoftuan autoritetet.
Brenda 24 orëve në tre aksidente rrugore, kanë ndërruar jetë 5 persona dhe janë lënduar tre të tjerë.