Në 10 muajt e fundit të këtij viti janë shënuar më shumë aksidente në rrugët e Shqipërisë, krahasuar me të njëtën periudhë një vit më parë.
Sipas statistikave, nga janari në tetor kanë ndodhur 1370 aksidente, krahasuar me 961 të tilla krahasuar me janar-tetorin e vitit 2023.
Përsa i përket numrit të viktimave, këtë 10 mujor ka patur më pak vdekje. 133 persona kanë ndërruar jetë përgjatë muajve janar- tetor të vitit 2024, krahasuar me 142 viktima të të njëjtës periudhë të vitit 2023.
Përpos numrit më të pakët të viktimave, numri i të plagosurve është rritur këtë vit. Në 2024 është vënë re po ashtu dhe shtimi i numrit të viktimave tek këmbësorët.