Më shumë se 32,000 kilometra… 19 vjeçari që udhëtoi me biçikletë nga Alaska në Argjentinë

Liam Garner ishte 17 vjeçar kur vendosi të kryejë një udhëtim që do t’i kushtonte 527 ditë për t’u kryer.

Sot 19 vjeçar, djali nga Kalifornia u nis nga Alaska më 1 gusht të vitit 2001 dhe arriti të përfundojë udhëtimin me biçikletë  ë janar të këtij viti, në Ushuaia, të Argjentinës (pika më jugore e kontinentit).

“Pasi mora diplomën e gjimnazit, nisa përgatitjet për të kryer udhëtimin. Nuk bëra shumë plane t’ju them të drejtën”-tregoi i riu për CNN travel.

Me vete Garner mori biçikletën, një tendë, një thes gjumi, ushqim sa për një ditë, disa bateri, pjesë për biçikletën dhe një kuti emergjence. Ai tregoi për CNN se nuk i kishte treguar prindërve, pasi ishte i sigurt se ata e në veçanti e ëma, do të mundoheshin ta ndalonin. Pavarësisht mërzitjes së të dy prindërve, Garner rrëfeu se nëna e babai ishin ‘fansat’ e tij më të zjarrtë, kur ai postonte në rrjetin social pjesë të udhëtimit të tij.

Edhe pse Garner vendosi të ecë me biçikletë pasi nuk kishte një makinë për ta kryer udhëtimin e tij, tashmë është i mendimit se të udhëtuarit me biçikletë, mbetet një eksperiencë e pakrahasueshme.

“Ka diçka krejt të veçantë kur udhëton me forcat e këmbëve të tua. Kur udhëton me makinë ose me avion, të duket sikur thjesht teleportohesh në një tjetër vend. Nuk je jashtë, nuk nuhat gjë, nuk prek gjë.”-tha 19 vjeçari.