“Më tha djali madh nuk është i yti” Dëshmia tronditëse e shqiptarit që i mori jetën të shoqes në Greqi

Media greke ka bërë publike disa pasazhe të dëshmisë së 39 vjeçarit Kastriot Cenko, shqiptari i cili i mori jetën të shoqes 32 vjeçe dhe më pas e mbajti të fshehtë trupin e saj të pajetë në papafingon e shtëpisë së tyre në Athinë.

Para hetuesve, 39 vjeçari ka pretenduar se e ka dëgjuar të shoqen teksa fliste në celular me një burrë. Sipas tij, 32 vjeçarja i ka pranuar se donte të largohej e madje se kërkonte të merrte me vete djalin e madh 12 vjeçar. Kastriot Cenko tha në dëshminë e tij, se e shoqja i ka thënë se 12 vjeçari nuk ishte djali i Cenkos.

“Teksa fëmijët flinin, diku rreth orës 01:30 u zgjova dhe pashë që gruaja nuk ishte afër meje. Ajo ishte në banjë duke folur në telefon. E dëgjova të thoshte se do të merrte djalin tonë të madh dhe do të largohej dhe një zë mashkulli u dëgjua në anën tjetër të linjës. I thashë të vinte në dhomë për të folur. E pyeta se kush ishte dhe ajo më tha se ishte askush dhe se po shikonte video. Pas pak ajo pranoi se po fliste me një burrë dhe se do të marrë fëmijën e madh dhe do të largohet. Më tha që nuk kam para.

E pyeta se pse do të marrë djalin tonë të madh dhe më tha që “nuk është fëmija yt” dhe shtoi se vetëm djalin e vogël e kishim bashkë. Në atë moment u hutova plotësisht dhe mora çekiçin dhe e godita në kokë. E godita një herë në majë të kokës dhe ajo ra menjëherë në shtrat. Nuk bëri fare zhurmë. Nuk e dija nëse kishte vdekur, por megjithatë mora një kabllo karikuesi që gjeta përpara, ia vura në qafë dhe e shtrëngova për ta mbytur. Për shkak se i rridhte gjak nga koka, i vura një çantë në kokë dhe e mbështolla”, citohet të ketë thënë 39-vjeçari.

Media vendase po ashtu ka shkuar në banesën ku jetonte çifti, duke përcjellë më tutje një seri me foto prej atje. Në mesin e imazheve shikohen edhe çekiçi i përdorur për të goditur 32 vjeçaren si dhe mbështjellësja që ka përdorur Kastriot Cenko për të mbuluar trupin e pajetë të të shoqes.

Mes detajeve të bëra publike, janë dhe mesazhet që Kastriot Cenko u ka shkruar fëmijëve të tij, duke u hequr sikur të jetë 32 vjeçarja Alba Cenko.

“Rafael, zemra ime, mami u largua, mori disa rroba dhe një valixhe. Unë tani jam në Patra dhe nuk do të kthehem më në shtëpi. Kështu që kujdesu për vëllain tënd dhe dëgjoje babin. Kur mami të mbledhi para dhe të bëjë letrat, do kthehem të të marr me vete. Për momentin, do të iki larg dhe jam ndarë me babin, ndaj dëgjoje që të mos inatoset dhe ki kujdes. Në rregull zemër? Do të të telefonoj kur të mundem, sepse nuk mundem tani se nuk kam asnjë impuls. Mirë? Mos u mërzit, unë do jem mirë dhe do vij të të marr kur të mundem. Përqafime për ty dhe vëllanë. Mirë, dashuria ime? Tani nuk mund të flas më. Do të jem mirë, mirupafshim. Edhe një gjë zemër, babi nuk e di që jam larguar, kur të lexojë mesazhin, thuaj që do ta marr në telefon që të mos më telefonoje. Mirë, të puth zemër”, thuhej në një mesazh.

Në një mesazh tjetër ai ka shkruar: “Shkruaj zemër, se unë të thashë që kur të mbledh para për të bërë letrat do të vij të të marr ty dhe vëllain tënd. Mos u shqetëso për këtë, të dua shumë. Do të marr ty kur të mundem, mirë, zemër, lëre babin të thotë çfarë të dojë.