Media gjermane ‘Bild’: Mbikqyrësi në kombëtaren shqiptare akuzohet se ka dhunuar një vajzë gjatë Euro24

Disa akuza të rënda janë ngritur nga ana e autoriteteve gjermane në Dortmund, të cilat kanë nisur hetimin për një mbikqyrës në ekipin e kombëtares së Shqipërisë, gjatë kohës kur kuqezinjtë kanë qenë në Gjermani për kampionatin europian.

Media gjermane Bild shkruan se mbikqyrësi në fjalë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë në moshën 18 vjeçare, gjatë kohës që kombëtarja jonë akomodohej në Dortmund. Vajza punonte në hotelin afërsi të shkollës së sportit Kaiserau, në kohën kur mbikqyrësi shqiptar, një 26 vjeçar, dyshohet se ka ngacmuar,

Ka qenë vajza ajo që ka njoftuar autoritetet më 23 qershor, vetëm një ditë para ndeshjes së fundit të kombëtares sonë me Spanjën.

“Prokurori i publik i Dortmundit e ka konfirmuar nisjen e hetimit”– raportoi Bild.

“E reja i ka thënë hetuesve në policinë e Unna-s (në Rin-Vestfali) se shqiptari e kishte shtyrë drejt kuzhinës, e kishte puthuar dhe sulmuar seksualisht.”-shton më tutje media gjermane.

Por pavarësisht këtij denoncimi dhe akuzave të rënda, i riu shqiptar ka fluturuar një ditë më vonë drejt Shqipërisë, fill pasi kombëtarja jonë humbi me Spanjën dhe përmbylli rrugëtimin e saj në europian.

Bild shton më tutje se një zëdhënës nga prokuroria tha se “duke qenë se nuk ka ende dyshime urgjente, një kërkesë për urdhër arresti nuk është përpiluar”.

Bild thekson se sipas ligjit gjerman, një përdhunues përballet me të paktën 2 vite ne burg, duke shtuar se mbetet ende e paqartë sesi do të vijojë hetimi i autoriteteve.

I dyshuari 26 vjeçar thotë media gjermane, nuk është as lojtar e as përfaqësues i lartë i kombëtares sonë. Me t’u mësuar rasti, Federata Shqiptare e ka pezulluar menjëherë të riun