Media greke publikon videot e shqiptarit, përfitonte para duke denigruar e tallur njerëzit

Skena dhune, përqeshje dhe denigrimi ekstrem, të gjitha të filmuara gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta (live) në internet… dhe për më tepër, dhunë e tallje përkundrejt personave me aftësi të kufizuara.

Media greke ka publikuar së fundmi disa nga qindra videot denigruese të ngarkuara në YouTube apo rrjete të tjera nga ana e 35 vjeçari shqiptar Florian Zani, i njohur me nofkën ‘Hayate’ ose “Shefi”.

Prorothema publikon një sërë videosh ku duket sesi “Shefi” tallet, godet apo vë në lojë njerëz me aftësi mendore të kufizuara.

Në një video shihet se një i ri me probleme të shëndetit mendor kërkon paratë që i kanë ‘borxh’. ‘Shefi’ i jep disa para ndërsa më tutje personi në fjalë rrihet nga 35 vjeçari dhe miqtë e tij.

Në një tjetër video, ‘shefi’ shihet teksa tallet me një grua me aftësi mendore të kufizuara. Në video dëgjohen adresimet vulgare dhe përdorimi i shprehjeve degraduese.

Një prej personave të dhunuar ka treguar se publiku që shihte live transmetimet e ‘Shefit’ paguante deri në 200 euro për të parë sesi 35 vjeçari rrihte personat me aftësi të kufizuara.

Për të parë videot e publikuara nga media greke, klikoni KËTU