Një godinë dykatëshe në Memaliaj është përfshirë nga flakët, duke djegur plotësisht për pasojë tre apartamente, ndërsa tre të tjera u dëmtuan pjesërisht.
Fatmirësisht asnjë prej banorëve të apartamenteve nuk u lëndua.
Me mbërritjen e zjarrfikësve në vendin e ngjarjes, janë dashur më shumë se dy orë dhe afro 30 efektivë për të shuar zjarrin.
Shkak i flakëve dyshohet të jetë një pajisje ngrohëse e lënë në punë gjatë orëve të natës, ndërsa zjarri nisi rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Të gjithë banorët u larguan dhe evakuuan në kohë nga rreziku i flakëve dhe asfiksisë prej tymit.