Ka përfunduar këtë të martë zvarritja e shkaktuar në lidhje me transferimin e 14 vjeçarit të akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit në afërsi të shkollës ‘Fan Noli’.
Mjeku i spitalit privat ku qëndronte autori i dyshuar i krimit ka lëshuar tanimë epikrizën për 14 vjeçarin, duke i hapur rrugë dërgimit të tij në institucionin e vuajtjes së dënimit për të miturit, në Kavajë.
Komisioni përgjegjës (i Burgjeve) konstatoi se me plagën që ka 14 vjeçari, mundet të mjekohet edhe në burg, ndaj u kërkua transferimi i tij. Fillimisht mjeku i spitalit privat nuk pranoi të firmoste fletëdaljen, ndërsa më tutje nuk dorëzoi epikrizën për adoleshentin e akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese.