Merr flakë autobusi i linjës Tiranë- Elbasan

Një autobus i linjës Tiranë- Elbasan është përfshirë nga flakët këtë pasdite, në hyrje të qytetit të Elbasanit. Pasagjerët në autobus arritën të zbresin në kohë nga mjeti dhe fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk u lëndua.

Policia raporton se zjarri i cili ra në pjesën e pasme të automjetit, me gjasë mund të jetë shkaktuar si pasojë e ndonjë defekti teknik.

‘Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues shtetasin O. K., 28 vjeç, banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.’– njofton policia.