Mjaftuan më pak se 24 orë që shqiptarët zemërmirë të bëheshin një nën modelin e bamirësisë, për të dërguar Kristinën për kurim drejt Italisë.
13 vjeçarja ndodhet në gjendje kritike shëndetësore. Prej disa ditësh në koma, prindërit e familjarët e të miturës i kishin humbur shpresat për Kristinën. Përmes një thirrje në “Shqiptarët për Shqiptarët”, gjithçka ndryshoi.
Brenda ditës përmes bamirësisë, u mblodh shuma prej 120 mijë eurosh që i nevojitej familjes për ta dërguar vajzën drejt Italisë.
Lotët dhe thirrjet e babait e nënë së Kristinës, ishin me të vërtetë të dhimbshme.
Nuk na mbetet tanimë veçse të lutemi për shërimin e kësaj vogëlusheje, e cila u nis në Itali me avion të posaçëm, për shkak të gjendjes mjaft delikate shëndetësore.