Në serinë e kësaj të hëne në “Historisë e Profetëve në Kur’an” përmbyllim episodet kushtuar ‘babait të profetëve’, Ibrahimit alejhi selam.
Elvisi tregon momentet kur në derën e Profetit Ibrahim, trokasin tre ‘persona’ që Ibrahimi nuk i kishte parë kurrë.
Elvisi: Sarën, i madhi Zot nuk e harroi. Një ditë Ibrahimi alejhi selam, e kishte një traditë, gjithmonë nuk hante asnjëherë vetëm drekën dhe kërkonte përherë miq. Kur përgatitej ushqimi, bëhej gati dhe një vakt nëse një udhëtar do të vinte papritur.
Një ditë vijnë udhëtarë në derën e tij, por nuk kishin shenja të udhëtimit. Ata i thonë vetëm ‘selam’, ndërsa Ibrahimi iu përgjigj “paqja dhe mbi ju”, ndërsa në mendje tha “popull, njerëz që nuk i njoh”. Ai i uli në tavolinë, mori ushqimin dhe ua vuri në tryezë. Ata ishin të ftohtë, as nuk u afronin tek ushqimi.
Ibrahimi ndjeu frikë, në sensin që unë i respektoj me ushqim dhe ata nuk po hanë. Ata e kuptuan që Ibrahimi kishte frikë dhe i thanë, ‘Ibrahim mos u frikëso, ne nuk jemi njerëz.’
Ata ishin Xhebrail Emini, Mikaili dhe Esrafili, tre ëngjëjt e elitës së lartë të Zotit.
Për çfarë kishin ardhur?
Ibrahimi i pyet… në kohën kur Xhebrail Emini po fliste, në dhomë hyn Sara për të sjellë një pjesë tjetër të ushqimit.
Xhebraili i thotë, ‘kam ardhur të të përgëzoj me një djalë’.
Ibrahimi kishte hyrë në moshë të thyer, Sara po ashtu ishte në moshë. Nga turpi, Sara godet fytyrën me duart e saj dhe thotë… unë në këtë moshë dhe sterile, me fëmijë në këtë moshë?
Xhebrail Emini i flet Ibrahimit… pse çuditesh, mëshira e Zotit dhe begatia e Tij ka zbritur mbi familjen tënde. Sara do të bëhet me fëmijë dhe ai do të jetë një fëmijë i dijshëm… dhe ky fëmijë do të jetë Is’haku (alejhi selam)