Historia prekëse dhe gjesti i jashtëzakonshëm i një gruaje janë bërë viral në rrjetet sociale. Gruaja në fjalë e quajtur Laura, mësuese matematike me profesion, kishte vendosur të dhuronte njërën veshkë të saj. Ajo me të shoqin mësuan se kishte një rast në nevoje pikërisht në spitalin ku ata ndodheshin.
Edhe pse për shkak të politikave të ndjekura për ruajtjen e privatësisë, burrë e grua mësuan se kush përfitoi nga dhurimi i Laurës krejt rastësisht. I panjohuri që mori veshkën e mësueses ndodhej pak metra larg tyre në të njëjtin spital, me të njëjtin grup gjaku dhe një arterie shtesë të rrallë në veshkë, që Laura dhe i panjohur kishin në veshkë.
Laura shkoi ta vizitojë të panjohurin, një kryefamiljar që prej vitesh vuante nga problemet me veshkat. Momentin e filmoi me video i shoqi i mësueses së matematikës, ndërsa burri përlotet dhe nuk ndalon dot së falenderuari gruan që i shpëtoi jetën. Më tutje Laura mësoi se prej kohësh, djali i vogël i burrit që ajo shpëtoi, lutej për shërimin e të atit.