Miliona metër kub gurë shkëputen nga mali… fshati evakuuar zivceran “shpëton për një qime”

Miliona metër kub gurë kanë rënë nga një shpat mali pranë fshatit Brienz në Zvicër. Disa prej gurëve ishin masivë, duke bllokuar rrugët, disa të tjerë duke rënë vetëm disa centimetra larg banesave.

Michael Buholzer/Keystone via AP

Por në tërësi, fshati I vogël I cili ishte evakuuar që në mes të muajit maj, i shpëtoi shkatërrimit. Banorët e dinin prej kohësh që një ditë do duhej të largoheshin për t’i shpëtuar rrezikut dhe ajo ditë erdhi në maj, kur autoritetet zvicerane kërkuan largimin e të gjithë banorëve pasi rreziku ishte i menjëhershëm.

Në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, mali u “përgjigj” duke shkëputuar një sasi masive gurësh, shkëmbinj e dheu. Sipas kalkulimeve të ekspertëve, sasia e rënë prej shpatit të malit ishte 2 milionë metër kub.