Minatori 45 vjeçar plagoset në Bulqizë, dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Një minator ka mbetur i plagosur mesditën e kësaj të shtune në Bulqizë. 45 vjeçari Vahid Neziri, me detyrë vagonist, është lënduar gjatë punës në një subjekt minerar. Ai është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa në njoftimin paraprak, autoritetet thonë se është jashtë rrezikut për jetën.

Bulqizë /informacion paraprak

Me datë 29.06.2024, rreth orës 11.00, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë, shtetasi  Vahid Neziri me detyrë vagonist në minierë.

I dëmtuari është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.