Minatori 64 vjeçar humb jetën në minierën e Bulqizës

Një minator ka humbur jetën këtë të hënë në rrethana tragjike, gjatë punës në një prej galerive të një subjekti minerar në Bulqizë.

I ndjeri është identifikuar si shtetasi me inicialet S.T, 64 vjeçar. Nga të dhënat e deritanishme të grumbulluara nga autoritetet, dyshohet se minatori ka pësuar një atak kardiak. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.

Bulqizë/Informacion paraprak

Me datë 06.01.2025,  rreth orës 07.40, në hyrje të galerisë tek një subjekt minerar, shtetasi S.T., 64 vjeç, dyshohet se ka pësuar atak kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.