Mjegull e dendur në juglindje të vendit, policia apel për kujdes në aksin Libonik-Petrushë

Mjegulla e dendur ka mbuluar aksin naciona në juglindje të vendit gjatë mëngjesit të së shtunës.

Vendi më i prekur ka qenë aksi Libonik-Petrushë, ku dukshmëria e ulët ka kufizuar qarkullimin e automjeteve.

Policia Rrugore apelon ndaj drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat dhe të tregojnë kujdes të shtuar në këto kushte atmosferike për të shmangur aksidentet dhe lëndimet.