Këtë të enjte një mjegull e dendur ka ‘pushtuar’ aksin nacional Korçë- Pogradec. Lëvizja e automjeteve është vështirësuar dhe ngadalësuar për shkak të mjegullës. Policia e qarkullimit rrugor po bën apel për kujdes të shtuar në këtë aks rrugor e në tjera zona, për shkak të mjegullës që ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë.
Disa patrulla të policisë rrugore ndodhen gjatë akseve problematike për të monitoruar e lehtësuar qarkullimin e makinave.
Aktualisht nuk raportohen aksidente për shkak të mjegullës së dendur.