Një festival në Forest County në Crandon të SHBA-ve, fatmirësisht ka përfunduar pa u kthyer në tragjedi. Kjo pasi një karusel me fëmijë e të rritur në bord ngeci dhe la plot njerëz në lartësi të konsiderueshme.
Autoriteteve iu deshën afro 3 orë për të liruar të gjithë personat që kishin mbetur kokëposhtë në karusel.
“Gjithçka dimë është se ndodhi një problem mekanik dhe karuseli mbeti i mbërthyer në pozicionin me kokëposhtë”, tha për CBS 58 News një prej kapitenëve të Departamentit të Zjarrfikësve në Crandon.
7 prej personave që mbetën kokëposhtë në karusel ishin fëmijë. Këta të fundit u dërguan në spital për t’u vizituar e kryer analizat e nevojshme mjekësore.