Është arritur brenda një kohe rekord, shuma e nevojshme për transportimin e kurimin e Roxhaldos, jetimi 10 vjeçar i prekur nga një sëmundje në zemër e veshka. 10 vjeçari jetim rrezikonte të shuhej nëse nuk do të kurohej sa më parë në një spital të specializuar në Italinë fqinje.
Për të përcjellë vogëlushi nga spitali ishte dhe Meri Bejleri.
“E shikon që erdhëm për t’u nisur në Itali, e shikon që gjithë shqiptarët u mblodhën për ty? A je i lumtur sot o shpirt?”-e pyet Meri jetimin.
U deshën jo më shumë se 24 orë që shqiptarët bamirës të bënin të mundur udhëtimin e Roxhaldos. Këto janë pamjet. Tanimë nuk na mbetet veçse të lutemi për shërimin e plotë të 10 vjeçarit.