Momente prekëse, një surprizë e bukur për nënat e gjyshet në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër

Një grup vajzash nga Medreseja e Shkodrës janë bërë bashkë këtë të premte për t’i bërë një surprizë të këndshme nënave e gjysheve që strehohen në Shtëpinë e të moshuarve të Fondacionit Firdeus.

“Jemi një grup vajzash nga medreseja “Haxhi Sheh Shamia”. Kemi ardhur me rastin e 8 marsit për t’i dhuruar lule nënave e gjyshërve e për t’i lumturuar”-tha një nga vajzat e medresesë së Shkodrës.

Vajzat qëndruan për disa kohë me nënat e gjyshet që strehohen tek “Firdeus”, duke u dhuruar lule e duke u kënduar disa këngë. E në shenjë falenderimi, një prej të moshuarave, nënë Mineja e cila është 94 vjeçare, u recitoi disa vargje të shkurtra vajzave.

“Kur dola në këtë dynjah, çudi bana vet,  hapa sytë me pa, nënë e babë me i gjet. Ata më kanë rrit, më kanë eduku, ma kanë lanë një porosi, një Zot me e besu.”-u recitoi vajzave nënë Mineja

Ndiqeni klipin: