Momente të veçanta nga votimet në Turqi, çifti hedh votën para martesës

Këtë të dielë Turqia vendos se cili do të jetë Presidenti i vendit për 5 vitet e ardhshme. E mes miliona njerëzve që kanë votuar deri më tani, ka patur edhe momente të veçanta.

Një çifti i ri  ka shkuar të votojë përpara se të celebrojnë bashkimin e tyre në martesë.

Një tjetër rast i pazakontë ka qenë një propozim për martesë, stampuar si fletë votimi. Burri i ka dhënë njeriut të zemrës letrën e votimit dhe ajo e ka stampuar (njëlloj si në votime) me fjalën “evet” (po).

Në procesin e votimit nuk kanë munguar as ata persona që vuajnë nga probleme të shëndetit, si rasti i këtij burri i cili në qendrën e votimit ka hyrë me barrelë për të kryer detyrën e tij qytetare.

Nuk munguan as qytetarë që erdhën të veshur me kostume