Momenti kur avioni me 67 persona në bord rrëzohet në Kazakistan

Këto janë momentet kur një avion me 67 persona në bord, ka shpërthyer në flakë gjatë një ulje emergjente në qytetin e Aktaut në Kazakistan.

Pamjet e bëra publike në mediat ndërkombëtare, tregojnë momentet e tragjedisë. Sipas raportimeve fillestare, 25 persona kanë arritur t’i mbijetojnë rrëzimit të avionit, përfshi këtu edhe 3 fëmijë të mitur.

Fluturimi J2-8243 i Azerbajxhanit Airlines ishte rrugës nga Baku (kryeqyteti Azerbajxhanit) për në Grozny të Rusisë. Arsyeja e rrëzimit të avionit mbetet ende e paqartë.