Momenti kur makina përplas mjetin e ndaluar nga oficeri në Oklahoma, të gjithë shpëtojnë për mrekulli

Ky është momenti kur një makinë me shpejtësi të lartë godet një tjetër automjet që ishte ndaluar për kontroll nga një oficer policie.

Kamera e vendosur në makinën e policisë ka filmuar momentin e aksidentit të frikshëm. Oficeri i policisë i quajtur Gregori, shihet teksa fluturon në ajër pas përplasjes së fuqishme mes dy automjeteve.

Fatmirësisht, as oficeri apo shoferët nuk morën lëndime serioze.