Momenti kur oficeri plagos disa herë në këmbë 45 vjeçarin në ‘Komunën e Parisit’

Ky është momenti kur oficeri policisë kufitare Erjon Hoxhara nxjerr armën dhe nis të qëllojë në këmbë 45 vjeçarin Lorenc Kosta.

Një kamera sigurie në një lokal ka filmuar plagosjen e ditës së hënë, në zonën e ‘Komunës së Parisit’. Viktima ecte në këmbë në trotuar, në momentin kur përballë tij është shfaqur autori, i cili lëvizte me makinën e tij.

Pasi i ka shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të këmbëve, Kosta është larguar po me makinë drejt arratisë.

I plagosuri fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa efektivi vijon ende të jetë në arrati. Për informacione të vlefshme që do të mundësojnë kapjen e tij, policia ka afruar 10 mijë euro.