Një 34 vjeçar ka Vlora është arrestuar nga policia e shtetit nën akuzën e vjedhjes së një celulari në pronësi të një turisti me origjinë nga Amerika. I riu me inicialet G.L është filmuar nga një kamera sigurie në momentin kur hyn në banesën ku po qëndronte turisti dhe i merr këtij të fundit celularin.
Një tjetër kamera sigurie e ka filmuar teksa ai vraponte në rrugë për t’u larguar sa më parë nga vendi i ngjarjes. Policia ka mundur ta identifikojë menjëherë hajdutin dhe ta vërë në pranga.
“U arrestua në flagrancë shtetasi G. L., 34 vjeç, banues në Vlorë, sepse më datë 13.02.2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, i ka vjedhur celularin një turisti amerikan.”