Momenti kur zjarret në Greqi shkaktojnë shpërthimin e municioneve pranë një baze ajrore në Volos

Ky është momenti (shiko videon më poshtë) kur një seri me municione në një bazë ajrore pranë Volosit ka shpërthyer furishëm, duke shkaktuar panik mes qytetarëve atje. Zjarret që kanë kapluar pjesë të ndryshme të Greqisë, janë bërë shkak për shpërthimin e një serie municionesh që ndodhen në depot përreth bazës ajrore në Volos.

Autoritetet kanë nisur punën për të larguar municionet nga depot, të cilat lokalizohen afro 6 km nga objektet e bazës ajrore. Një sërë banorësh të fshatrave përreth janë larguar nga shtëpitë, ndërsa godina e banesa kanë pësuar dëmtime për shkak të forcës shpërthyese të municioneve.