“Florina, tani mos u mërzit, sepse ne jemi këtu për të të thënë se vetëm pak orë na ndajnë nga nisja në spital për vajzën…”
Pas këtyre fjalëve, nëna e Aleas së vogël shpërthen në lot. Vaj që me vete nxjerr jashtë trishtimin, lotë çlirimi nga një barrë e madhe dhe e rëndë, që kjo nënë mbajti në kraharor për kaq shumë kohë.
Më në fund vajza e saj 2 muajshe do të mund të marrë kurimin e specializuar e të nevojshëm në Italinë fqinje. Gjithçka u bë e mundur falë shqiptarëve zemërmirë. Mijëra e mijëra bamirës dhanë diçka nga vetja e tyre për Alean 2 muajshe, e cila qëkur erdhi në këtë botë shfaqi probleme me mushkëritë.
Këto janë momentet prekëse, kur Florina mëson lajmin dhe nisja e vogëlushes drejt Italisë.