“Një luan është arratisur nga cirku. Ju lutem kushtoni vëmendje maksimale dhe shmangni daljet deri në një njoftim të mëtejshëm”
Kështu lajmëronte me urgjencë kryebashkiaku i Ladispolit Alessandro Grando, teksa pasditen e djeshme ne qytezën italiane një luan endej i lirë nëpër rrugë.
U deshën plot 7 orë që autoritetet vendase dhe ato të mbërritura nga Roma të mund ta neutralizonin kafshën e egër, duke e qëlluar me qetësues për ta vënë në gjumë e mandej për ta larguar.
Dhjetëra banorë postuan në rrjetet sociale video nga dritaret e shtëpive të tyre, teksa pak metra më tutje në rrugë, luani endej i lirë.